Zëdhënës Politik
Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).
 
image Mr: Gafurr Adili

Quhem Gafurr Adili, i biri i Fazliut dhe i Safijes, vëllau i Isait dhe i 4 motrave:  Naxhijes, Afijes, Amdijes dhe Tefikes, si dhe bashkëshorti i Fekrijes dhe baba i Kastriotit, Gëzimes dhe Kushtrimit, Kelmendit, Albulenës dhe Donikës.
Kam lindur në 5 janar 1959 në fshatin Aranjell të Kërçovës apo të Usakanës Ilire. Shkollën fillore (tetëvjëçaren) e kreva në fshatin Kastriot (Serbicë e quajnë sllavo-maqedonasit), sepse në fshatin tim të lindjes as atëherë dhe as sot e kësaj dite nuk ka shkollë, dhe ashtu si unë dikur edhe vogëlushët e sotëm detyrohen që nëpër borë e nëpër shi të ecin me kilometra të tëra për të kryer shkollën fillore. Shkollën e  mesme (gjimnazin e kreva në Prishtinë sepse atëherë gjimnazi në Kërçovë ishtë vetëm në gjuhën sllavo-maqedonase. Të lartën (Fakultetin Juridik) gjithashtu e kreva në Prishtinë, dhe në 3 shkurt 1982 morra titullin: Jurist i Diplomuar.
      Më 7 shkurt 1982, sapo u ktheva në vendlindje, UDB-ja më arrestoi dhe më ngriti një mal me akuza, si "nacionalist", "irredentist",  "separatist" dhe "agjent i Shqipërisë", por gjatë gjithë periudhës 2 mujore,  përkundër gjithë asaj dhune  dhe torture psiko-fizike nëpër qelitë e UDB- së në Kërçovë dhe në Manastir, arrita që t'i mohoj dhe të mos zbulohesha  se isha pjestar i lëvizjes (së fshehtë) Atdhetaro- Revolucionare të Kosovës, dhe periudha 2 mujore më ishte shqiptuar si burg i mjaftueshëm për pjesmarrje në demonstratat e mars- prillit 1981. Demonstrata të cilat, dëshmori i kombit e shoku im i idealit -NUHI BERISHA, me plotë të drejtë, i ka quajtur "PRANVERA E LULEVE TË KUQE".
      Me inisiativën dhe këmbënguljen e dëshmorit tjetër të kombit, të rënë bashkë me bashkëshorten e vet- XHEVE KRASNIQIN në luftën e Kosovës, shokut FEHMI LADROVCI, në shtator të vitit 1982, në Universitetin e Zagrebit, i regjistrova studimet pasuniversitare ( për Magjistraturë) dhe deri në nëntor 1984 i përfundova të gjitha provimet në lëmin: "Aspektet Ekonomiko - Juridike gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit".
      Viti 1984 ishte viti i goditjeve të rënda që mori Lëvizja Atdhetaro- Revolucionare e Kosovës. Dimri  ishte shumë i egër dhe fushatat ndëshkuese të UDB -së rëndë po i godisnin radhët tona.  Në janar dhe shkurt 1984 në luftë e sipër  ranë për të mos vdekur edhe ideologët e PARTISË SË LUFTËS SË KOSOVËS:  dëshmorët:  RREXHEP MALAJ, NUHI BERISHA dhe BAJRAM BAHTIRI,  si dhe me dhjetra atdhetar revolucionar të PLK-së.U arrestuan edhe 5 shokë në Kerçovë, kurse unë, Ali Ahmeti (tani kryetar i BDI-së) dhe Musa Xhaferri (aktualisht zëvëndëskryeministër i Branko Crvenkoskit) u arratisëm dhe u vendosën në Luzern të Zvicrës.
      Që nga 11 prilli i vitit 1985, kohë kjo kur iu nënshtrova proçedurës së refugjatit politik, status të cilin e fitova në shtator të vitit 1985, bashkë më bashkëshorten time dhe 6 (gjashtë) fëmijët kam jetuar, punuar dhe vepruar në Malters, një fshat ky jo larg Lucernit të Zvicrës. Kurse, nga shtatori 1985 dhe deri në fund të dhjetorit 1993,  kam punuar në dy fabrika, ku si pasojë e punës së rëndë fizike, si dhe nga torturat e dikurshme të UDB-së, në fund të vitit 1993 u sëmura rëndë dhe nga kjo kohë përfitova pensionin invalidor.
ORA
 
Lajmet e fundit
 
Vizitorët online këtu
 
 
Aujourd'hui sont déjà 9 visitors (15 hits) Ici!
Në ballinë do ti gjeni informatat më të fundit. Për më tepër shfletoni menynë! Ce site web a été créé gratuitement avec Ma-page.fr. Tu veux aussi ton propre site web ?
S'inscrire gratuitement