Dr. prof. B a s h k i m M I T R O V I C A
- K r y e t a r i F B K S H - s ë -
Quhem Bashkim, kurse mbiemrin Mitrovica e kam marrë sipas vendlindjes sime - Mitrovicës. Jam i moshës mesatare, i martuar, dhe baba i tre fëmijëve. Jetoj dhe veproj kudo që kanë nevojë strukturat e FBKSH-së, por përgjithësisht jetoj dhe veproj në Kosovën Historike.
Jam me përgatitje superiore shkollore, kam mbrojtur edhe doktoratën për shkencat politiko diplomatike në një universitet prestigjioz euro-perëndimor. Kam qenë pjesëmarrës aktiv i luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj Epopeje të Lavdishme të popullit tonë, krahas përvojës luftarake arrita të njoh edhe shumë shokë të rinj, shumica prej të cilëve kanë kaluar në pavdekësi, duke rënë Dëshmorë të Kombit. Në mesin e tyre e njoha edhe Dëshmorin e Kombit, Islam Berisha Komandant Lamin. Komandant Lami në dhjetorin 2002 me njoftoi dhe më miqësoi me ish kryetarin e FBKSH-së, që atëherë në opinion prezantohej me nofkën mr. Valdet Vardari - vëllain e shokun tim të idealit, aktualisht Zëdhënës Politik dhe Sekretar i Departamentit për Diplomaci të FBKSH-së, magjistrin e shkencave juridiko ekonomike, patriotin e dëshmuar Gafurr Adilin.
Anëtar i FBKSH-së jam bërë që në dhjetor 2002. Më 16 shtator 2005, në Kuvendin i Dytë Kombëtar të FBKSH-së, në Prizrenin Historik, u zgjodha Kryetar i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), ku sipas rregulloreve të FBKSH-së dhe AKSH-së edhe Komandant i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Gjatë periudhës kohore, 17 janar 2004 16 shator 2004, krahas punës për përfundimin e studimeve pasuniversitare dhe mbrojtjes së doktorantit në shkencat politiko diplomatike, kam ushtruar edhe disa detyra kyçe në strukturat më të larta të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH-së) dhe Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), sidomos në riorganizimin e FBKSH-së dhe në ristrukturimin e AKSH-së.
E ndiej të nevojshme që ta theksoj se krahas miratimit të shumë vendimeve (miratimit të Strategjisë Politike të FBKSH-së dhe të Strategjisë Ushtarake të AKSH-së, si dhe rregullores për funksionimin e këshillave të FBKSH-së, rregullores për organizimin e AKSH-së, rregullores për organet ndëshkuese të FBKSH-së dhe shfuqizimit të kartelave e gradave ushtarake të AKSH-së), mbajtja dhe përfundimi me sukses i Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së, simbolizon edhe një fitore tonën mbi “forcat” e errëta antikombëtare, forca këta që stimulonin dhe organizonin përçarjen e strukturave tona, misioni i të cilëve ishte që përmes bandave me maska te populli ynë të komprometonin dhe të denigronin FBKSH-në dhe AKSH-në.