MEMORANDUMI

FRONTI PËR BASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR
KRYESIA QËNDRORE
Tiranë,Prishtinë,Shkup,Ulqin, Prevezë; 


 

 

M E M O R A N D U M
---------------------------------------------------
Dërguar:

ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË OKB-së
KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-së
STEJT DEPARTAMENTIT TË SHBA-ve
PRESIDENCËS SË BASHKIMIT EUROPIAN
PARLAMENTIT TË EUROPËS
KËSHILLIT TË NATO-s

Për njohtim:

PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
PARLAMENTIT TË KOSOVËS
KRYETARIT TË KOSOVËS
QEVERISË SË KOSOVËS


Zonja dhe Zotërinj!

Ju njohtojmë, edhepse JU e dini, se Kombi Shqiptar dhe trojet e tij etnike ende janë të pushtuara, të kolonizuara, të copëtuara dhe të robëruara nga shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) dhe Greqia, qysh nga viti 1912 dhe konfirmuar edhe në vitin 1919 dhe 1946 në dy Konferenca të Parisit pas Luftës I Botërore , pas Luftës II Botërore, si dhe pas përfundimit të luftës së ftohtë më 1989 (pas rrëzimit të murit të Berlinit).

Ju njohtojmë se çështja koloniale shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk është zgjidhur, por ajo as nuk është prekur, as nuk është aktualizuar fare, as nga politika shqiptare, as nga ajo ndërkombëtare. As edhe pas përmbylljes së konflikteve të armatosura në hapësirat e ish-Jugosllavisë, përfundimisht me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër caqeve ushtarake të ”RFJ”-së më 24 mars 1999, për shkak të kryerjes të gjenocidit luftarak mbi popullatën civile shqiptare të Kosovës dhe të dëbimit dhe të deportimit me dhunë të mbi 800.000 mijë shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni dhe në Shqipëri nga ana e regjimit serb të ish-kryetarit të të ashtuquajturës ”RFJ”, Sllobodan Milloshevic.

Shqiptarët në Kosovë luftuan, u vranë, u dogjën, u masakruan, iu nënshtruan gjenocidit e pastrimit etnik dhe u zhdukën pa gjurmë që Kosova të fitojë pavarësinë dhe ribashkimin kombëtar, kjo çështje ende ka ngelur ”pezull” dhe e padefinuar si e tillë, edhepse të gjitha kushtet janë plotësuar si në aspektin politiko-juridik të së drejtës vendore, ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi e nuk po ndodhë.

Shqiptarët në IRMJ luftuan dhe kërkuan të drejta të barabarta me sllavo-maqedonët që të jenë komb shtetformues dhe për ribashkim kombëtar për çka ende nuk i kanë lëshuar armët, megjithë "Marrëveshjen e Ohrit", sepse nuk u pajtuan me këto të drejta minimale, të cilat edhe ashtu nuk u implementuan. Por kjo nuk ndodhi, për shkak të diktatit dhe të përzierjes direkte dhe indirekte të Rusisë , të Serbisë, të Bullgarisë dhe të Greqisë, të cilat, ndër të tjera, e ndihmuan edhe ushtarakisht qeverinë sllavomaqedone të Lubço Georgievskit (kryeministër) për të thyer lëvizjen e rezistencës vetëmbrojtëse çlirimtare të UÇK-së . Si rrjedhim, shqiptarët atje mbetën edhe më tej qytetarë të rendit të dytë, duke siguruar kështu vetëm statusin e dikurshëm të minoritetit kombëtar, edhepse për nga numri i strukturës së popullsisë, shqiptarët janë më shumë se sa vetë maqedonët. Mirëpo, këtë statistikë shteti sllavomaqedon, si gjithmonë më parë, edhe tani e ka falsifikuar, duke i regjistruar dhe duke i pasqyruar të gjitha pakicat tjera sllave si maqedonë.

Shqiptarët në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanovc e Medvegjë) luftuan për tu çliruar nga sundimi i egër kolonial serbosllav dhe për tu ribashkuar me Kosovën. Por, kjo nuk ndodhi në praktikën e përditëshme.

Brenda një periudhe trevjeçare, pjesa e popullit të okupuar shqiptar zhvilloi tri luftëra për liri, demokraci dhe barazi kombëtare, por asnjërën nga ato luftëra dhe nga ato të drejta nuk i fitoi në favorin e vet. Pse ndodhi kjo? Për shkak të indiferencës dhe miopisë së politikës së koekzistencës primitive pacifiste kosmopolite shqiptare, mosorganizimit të Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare, si dhe për shkak të mospërkrahjes totale dhe të sinqertë të faktorëve politikë relevantë të bashkësisë ndërkombëtare.

Ju njohtojmë se kombi shqiptar i okupuar nga Serbia, IRJM, Mali i Zi dhe Greqia është i pakënaqur me gjendjen dhe pozitën e tanishme juridiko-politike të tij dhe të trojeve shqiptare të kolonizuara dhe të aneksuara në kohëzgjatje më shumë se një shekull nga këto katër shtete.

Ju njohtojmë se kombi shqiptar në Ballkan nuk ka hequr dhe nuk do të heqë dorë kurrë nga format e luftës dhe të rezistencës antikoloniale, të garantuara me normat dhe me ligjet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave parashikohet realizimi i drejtpërdrejtë, legjitim dhe legal i aspiratave dhe e drejta e tij legjitime për vetëvendosje, për liri, demokraci, çlirim dhe ribashkim kombëtar në një shtet të vetëm shqiptar në Ballkan.

Ju njohtojmë se kombi shqiptar, ndër shekuj, ka luftuar dhe përsëri do të luftojë me të gjitha mjetet politike, demokratike dhe me kryengritje të përgjithshme popullore deri në ribashkimin kombëtar shqiptar në një Shqipëri të Bashkuar Etnike.

Ju njohtojmë se kombi shqiptar është i lodhur dhe i rraskapitur nga pushtimi dhe robëria mbi njëshekullore e shovinistëve sllavo-grekë. Kombi shqiptar dita-ditës po e humb durimin dhe gjakftohtësinë. Kombi shqiptar dita-ditës po e humb shpresën dhe besimin te faktorët relevantë ndërkombëtarë se ato do ta zgjidhin shpejt dhe drejtë çështjen shqiptare. Kombi shqiptar dita-ditës po ndërgjegjësohet politikisht, po organizohet ushtarakisht dhe po përgatitet për Kryengritje të Përgjithshme Popullore Mbarëshqiptare për çlirim antikolonial dhe ribashkim kombëtar, po përgatitet për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare – për ribashkimin dhe riformimin e Shqipërisë së dikurshme Etnike.

Ju njohtojmë se kombi shqiptar, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të rendit të Ri Botëror, nuk i përmbushë asnjë nga standardet dhe kriteret e tyre, të parashikuara, që të integrohet as në shkallë europiane, as në shkallë ndërkombëtare më të gjerë, sepse ende ka statusin e popullit vasal dhe të kolonizuar (në zemër të Europës së qytetëruar demokratike, edhepse është një nga popujt më të vjetër të Europës) nën sundimin kolonialist shtypës të shteteve hegjemoniste sllave ballkanike. Prandaj, si i tillë, me "rekuizita" të robit nën rrethanat nënshtruese anticivilizuese, antidemokratike, antieuropiane dhe të papranueshme për mbarë botën e sotme të civilizuar, ligjërisht nuk është kandidat "i përshtatshëm" dhe së këndejmi, as i gatshëm dhe as i vullnetshëm që të pranojë ndonjë "ofertë" për të aderuar në integrimet europiane për shkak se nuk pranon të hyjë në Europën e Bashkuar me territoret e tij, edhe sot në fillim të shekullit të XXI, të kolonizuara dhe të pushtuara nga shtetet fqinje. Kjo është arsyeja kryesore pse kombi shqiptar nuk pranon të integrohet në Europën e Bashkuar me një popull të kolonizuar dhe të copëtuar në katër shtete fqinje dhe me një Shqipëri të sotme të cunguar 50% si për nga numri i popullsisë, ashtu edhe për nga sipërfaqja e territorit etnik të saj, si pasojë e veprimit njëshekullorë të imperializmit serbosllav në Ballkan. Vetëm pasi të jetë zgjidhur statusi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, atëherë do të krijoheshin kushte dhe mundësi reale dhe të justifikueshme, që kombi shqiptar si shtet etnik, sovran dhe i pavarur brenda kufinjve të vet territorialë natyrorë, të integrohej në një Europë të Bashkuar, gjë që ky edhe është imperativ i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë së Ribashkuar.

Meqenëse, tanimë, jeni në dijeni, por kemi nderin t’ju rikujtojmë, se gjendja politike dhe e sigurisë në Ballkan, aktualisht, i ngjanë një vullkani të pashuar, një vullkani që mund të shpërthejë papritur dhe kryellava e tij - cështja koloniale shqiptare në Ballkan, të djegë paqen e brishtë e të përkohëshme që është vendosur në këtë regjion. Pa shuarjen e këtij "vullkani" nuk do të ketë kurrë paqë të qëndrueshme në Ballkan dhe në Europë. Ky "vullkan" nuk shuhet me improvizime politike, me pacifikim të përkohëshëm të situatës, me zgjidhje parciale e gjysmake, por zgjidhet me shprehjen e vullnetit të lirë të popujve për vetëvendosje, me zgjidhjen drejt e përfundimisht të çështjeve kombëtare të popujve të Ballkanit dhe me formimin e shteteve etnike kombëtare në këtë gadishull të trazuar.

Ju rikujtojmë se në këtë gjendje amullie dhe anarkie në të cilën ndodhet Ballkani, në këtë realitet objektiv ku dominon shtypja koloniale dhe apartheidi serbosllav dhe diskriminimi ndëretnik, shkelja e të drejtave politike kombëtare dhe njërëzore, arsimore dhe kulturore; ku mbretëron papunësia, varfëria, korrupsioni, kriminaliteti ekonomiko-politik dhe perspektiva e errët – luftërat ndëretnike janë të pashmangshme. Në këtë kuadër dhe në këtë gjendje pushtimi, kolonizimi, copëtimi dhe robërie, në të cilën ndodhet edhe kombi shqiptar, një kryengritje e përgjithshme, një luftë çlirimtare për ribashkim kombëtar në një Shqipëri të Bashkuar Etnike, është e pashmangshme, është vetëm çështje kohe se kur dhe në çfarë rrethanash dhe përmasash do të shpërthejë kjo luftë antikoloniale mbarëshqiptare.

Ju njohtojmë se Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH) është shumë i shqetësuar me gjendjen shpërthyese që mbretëron në Ballkan dhe është shumë i pakënaqur me moszgjidhjen deri më sot të çështjes kombëtare shqiptare. Ju njohtojmë se situata mund të dalë jashtë kontrollit të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), sepse populli i okupuar dhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) gjenden në prag të humbjes së durimit.

Zonja dhe Zotërinj, të institucioneve të lartëpërmendura botërore:

Për parandalimin e luftërave të reja ndëretnike në Ballkan;
Për ruajtjen dhe forcimin e paqes aktuale;
Për vendosjen e stabilitetit, demokracisë dhe paqes së qëndrueshme;
Për zgjidhjen drejtë dhe përfundimisht të çështjeve kombëtare në Ballkan, përfshirë këtu posaçërisht çështjen kombëtare shqiptare;

si dhe:

Në emër të paqes dhe të lirisë;
Në emër të vullnetit të lirë njerëzor dhe të demokracisë;
Në emër të të drejtës së popujve për vetëvendosje;
Në emër të jetës, të drejtësisë, dhe të barazisë njerëzore;
Në emër të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të popujve për vetëvendosje,

po u drejtohemi me këtë : M E M O R A N D U M

Që:
- T’i rishqyrtoni të gjitha vendimet e Konferencave dhe Kongreseve të viteve: 1913, 1919 dhe 1946, në të cilat u konfirmua pushtimi dhe copëtimi i trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike nga ana e shteteve shoviniste të Ballkanit: Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe më pas edhe nga ana e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM);

- T’i rishqyrtoni kapitujt: I. BARAZIA SOVRANE, RRESPEKTIMI I TË DREJTAVE THELBËSORE TË SOVRANITETIT;
II. MOSKËRCËNIMI DHE MOSPËRDORIMI I FORCËS;
III.PAPREKSHMËRIA E KUFINJVE;
IV. INTEGRITETI TERRITORIAL I SHTETEVE të Deklaratës mbi parimet që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve pjesëmarrëse të Dokumentit përfundimtar të Konferencës së Helsinkit për mosndryshimin e kufinjve në Europë të vitit 1975. Si bazë themelore për zgjidhjen koloniale shqiptare në Ballkan, të merret në konsideratë edhe "Deklarata për njohjen e pavarësisë dhe të vetëvendosjes së vendeve dhe të popujve të kolonizuar", e cila është pjesë integrale e Rezolutës 111514 (XV), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 14 dhjetor 1960;
- Të iniconi, të përgatitni dhe të thirrni një Konferencë Ndërkombëtare për Ballkanin, në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha delegacionet e shteteve ballkanike dhe përfaqësuesit e intitucioneve të lartëshënuara botërore;
- Të organizoni dhe të kryesoni, sa më shpejtë që të jetë e mundur, Konferencën Ndërkombëtare për Ballkanin, në të cilën do të debatoheshin dhe do të shtroheshin për zgjidhje të gjitha çështjet e konfliktet ndëretnike dhe ndërshtetërore të Ballkanit; - Të mbahet sa më shpejtë Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin, e cila do t’i zgjidhte drejtë, me marrëveshje, në mënyrë demokratike dhe paqësore të gjitha çështjet e hapura e të pahapura kombëtare dhe ndërshtetërore të Ballkanit, përfshirë këtu edhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare;
- Të përgatitet dhe të fillojë sa më shpejtë punimet Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin, e cila do të vendoste për Shqipërinë e Bashkuar, për Bullgarinë e Bashkuar, për Serbinë e Bashkuar, për Kroacinë e Bashkuar – dhe ky do të ishte Ballkani i Bashkuar që do të integrohej natyrshëm në Europën e Bashkuar;
- Të thirret dhe të mblidhet sa më shpejtë Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin, në të cilën, pas zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare të çështjeve kombëtare ballkanike, të cilat janë burim i shfaqjes së krizave permanente në Ballkan, për shkak të gjeopolitikës dhe të gjeostrategjisë imperialiste sllave në Ballkan - do të shuheshin përfundimisht luftërat ndëretnike, do të zhvillohej ekonomia dhe demokracia, do të mbretëronte paqa dhe liria në mbarë Ballkanin dhe Europën.

Zonja dhe Zotërinj!

Duke i çmuar lartë vlerat fundamentale të bashkësisë ndërkombëtare, siç janë: liria, paqja, sigurimi, bashkëpunimi, rendi, drejtësia, barazia, mirëqenia..., si dhe duke vlerësuar lartë interesin kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan, konsiderojmë se ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare, në përputhje me standardet e së drejtës ndërkombëtare dhe të sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar, shqiptarëve të kolonizuar dhe të copëtuar në katër shtete (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia (IRJM) dhe Greqia), t’ua njohë të drejtën legjitime dhe legale të vetëvendosjes dhe, pse jo, edhe të drejtën e pamohueshme historike të ribashkimit kombëtar.

A do të triumfojë në Ballkan paqa mbi luftën, liria mbi robërinë, drejtësia mbi padrejtësinë, demokracia mbi antidemokracinë, do të zgjidhen apo nuk do të zgjidhen çështjet kombëtare në Ballkan – kjo është në duartë e Juaja, varet nga vullneti dhe vendosmëria Juaj që këtë "fuçi baroti" (Ballkanin) ta shndërroni në oazë të paqes, të lirisë dhe të demokracisë.

Dhe në fund, Zonja dhe Zotërinj, duke ju përshëndetur dhe duke ju dëshiruar punë të mbarë, mbetemi me shpresë dhe në pritje të angazhimit Tuaj të drejtëpërdrejtë në zgjidhjen e çështjeve kombëtare në Ballkan, përmes një Konference Ndërkombëtare.

Me respekt të thellë dhe konsideratë të lartë,

KRYETARI I FBKSH-së, 
DR.PRO BASHKIM MITROVICA (d.v.)

SEKRETARI POLITIK I FBKSH-së, 
MR GAFURR ADILI (d.v)

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH-së,
Gjeneral BERISHA(d.v)

 

 

 

ORA
 
Lajmet e fundit
 
Vizitorët online këtu
 
 
Aujourd'hui sont déjà 2 visitors (10 hits) Ici!
Në ballinë do ti gjeni informatat më të fundit. Për më tepër shfletoni menynë! Ce site web a été créé gratuitement avec Ma-page.fr. Tu veux aussi ton propre site web ?
S'inscrire gratuitement