PËR MË SHUM INFO KLIKO FORUMIN




 

     
 
LARG DUART E ZEZA NGA RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE DHE NGA FBKSH-JA!
  Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
   
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** “Jemi bijtë e Nanës Shqipe, ta bashkojmë Shqipninë Etnike” (Dida, Çela, Kovaçi).

Por si ta ribashkojmë se, kur “Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari” (Faik Konica).

Mos luftoni kundër FBKSH-së! Çka jeni katandisur, mos i luftoni si armiku profesorët dhe akademikët tuaj shqiptarë, të cilët janë në mbrojtjen e interesit tuaj të përgjithshëm dhe të Shqipërisë Etnike! Mos e preni degën ku jeni ulur, se do t’iu gllabërojnë ujqit dhe qenët e uritur dhe të qartur të humbëtirës së pafund të sundimit barbarik sllav. Por luftoni pushtuesin shekullor sllav dhe dhe bandat e tij filoserbe, që ua kanë zënë frymën dhe Diellin më se gjysmës së shqiptarisë dhe territoreve të Shqipërisë Etnike(1912-2009)!

Pra, larg duart nga FBKSH-ja, se do të vriteni nga realiteti dhe nga psherëtima e amaneti shekullor i Ribashkimit të Shqipërisë Etnike!

-Luftoni ata armiq terroristë, gjenocidistë dhe kolonialistë barabarikë, që dot nuk u ngopën me viktimat, me tokat, me shtëpitë, me pasurinë shqiptare dhe, dot nuk e shuan etjen e tyre me gjakun shqiptar. Kush është trim dhe patriot i vërtetë shqiptar le t’i vringëllojë shpatat dhe pushkët e heorizmit në mbrojtjen dhe në çlirimin e Shqipërisë Etnike, jo duke shtirë, duke shpifur, duke arrestuar, duke burgosur dhe, duke i vrarë pas shpine trimat dhe patriotët e dalluar shqiptarë të FBKSH-së.

-Luftoni kundër shtetrrethimit të hekurt të armiqve të Ribashkimit të Shqipërisë Etnike, jo kundër FBKSH-së dhe veprimtarëve, zëdhënësëve, mëkëmbësve dhe drejtuesve të tij, të cilët duke mos kursyer as jetëtë e tyre, janë vënë në shërbim të mbrojtes së interesit të përgjithshëm të gjithë kombit dhe të Shqipërisë Etnike(2002-2009).

- Huliganëve dhe tuxharëve politikë dhe informativë agjenturorë, qe një dekadë jemi duke iu rikujtuar apelin historik, njerëzor, paqësor, kombëtar dhe atdhetar të patriotit, të politikanit dhe të diplomatit të madh shqiptar, Ismail Qemali (babai-themeluesi i Shqipërisë së vitit 1912) – Mos na pengoni në rrugën tonë të shenjtë, se do t’iu mallkojë historia dhe e gjithë Shqipëria Etnike!

Se, mjaftë i kemi në qafë dhe mbi kurrizin tonë armiqtë okupatorë kolonialistë sllavë. Mos na shmangni nga vija e Frontit të Ribashkimit, sepse, askush nuk ua ka imponuar dhe, askush nuk po ua imponon këtë rrugë të drejtë dhe të ndritshme të FBKSH-SË për Ribashkimin e Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, siç duket, në bazë të sjelljeve të tyre arrogante dhe shpërfillëse aninjerëzore dhe antikombëtare, ata e kanë futur kokën në rërë dhe, prapë vauhdojnë këngën e vjetër alergjike dhe aversive kundër veprimtarisë së ribashkimit të FBKSH-së dhe të strukturave të saj përkatëse. Por për këtë rrugë të gabueshme dhe pakrye nuk mund t’i akuzojnë të tjerët, veçse vetëvetën. Secili e zgjedh rrugën, fatin dhe taksiratin e vet, ashtu si ia bluan rradakja e vet. Ajo është çështje individuale private, e jo kolektive.

Nën flamurin e Ribashkimit të Shqipërisë Etnike!

Ndryshe nga huliganizmi dekadent dhe armiqësor ANTIRIBASHKIM antishqiptar, ne kemi zgjedhur rrugën e Ribashkimit të Kombit Shqiptar dhe të Ribashkimit të Shqipërisë Etnike nën flamurin e rezistencës politike e paqësore të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH).

Të gjithë atyre huliganëve politikë dhe propagandistikë agjenturorë (të cilët veç akuzave dhe denoncimeve në shqip, i bëjnë edhe në gjuhët e huaja, me qëllim që t’u hyjnë në “zemër” agjenturave të huaja antishqiptare), që po iu pengon kjo rrugë e shenjtë dhe, kjo Platformë kombëtare e RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE E SHQIPËRISË ETNIKE, u themi: - Mjaft më me propagandë terroriste; mjaft më me propagandë dhe me veprime përçarëse të shqiptarëve, larg duart e zeza tinzare nga Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar(FBKSH), se mund të digjeni në flakën e zjarrit të juaj antishqiptar.

Platforma e FBKSH-së (në asnjë rresht të saj) nuk ka sanksionuar luftën kundër të gjitha llojeve të huliganizmit antibashkim, por kjo nuk do të thotë se FBKSH-ja nuk i ka të përpunuara, të përgatitura dhe të konkretizuara mekanizmat edhe masat prevetive mbrojtëse politike, diplomatike, të sigurisë dhe ato ushtarake kundër çdo lloj terrorizmi, kundër çdo lloj komplloti dhe ataku subversiv ndaj vlerave dhe ushtrimit të veprimtarisë së saj humane, politike dhe kombëtare në fokus të shpëtimit, të mbrojtjes dhe të ndihmës së të gjithë qytetarëve, të goditur nga ndonjë fatkeqësi e tillë nga armiqtë e Ribashkimit të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, sa më larg duart e zeza dhe të kobshme nga vlerat kombëtare, politike, ushtarake dhe atdhetare të FBKSH-së, sepse nesër, do të jetë vonë. Shumë vonë. Nuk do t’iu pranojë as dheu e as ferrat e Shqipërisë së Ribashkuar Etnike!

Të gjithë ata kuislingë filosllavë, që janë aliazhuar si aleatë besnikë me amalgamën serbosllave në luftën e tyre të përbashkët kundër FBKSH-së, përkatësisht Ribashkimit të Shqipërisë Etnike, pa dyshim se një ditë, do t’i mallkojë dhe, do t’i ndëshkojë rëndë dhe, pa kurrfarë mëshire historia dhe mbarë populli shqiptar.

Janë të mjerë dhe fatzinj të gjithë ata huliganë-tuxharë politikë dhe propagandistë agjenturorë, që në çfarëdo forme janë implikuar me tendencë, që ta: abuzojnë, minimizojnë, kompremetojnë, kontestojnë, ta nxijnë, ta “arkivojnë” dhe ta mohojnë rolin dhe rëndësinë historike kombëtare dhe atdhetare të Fronitit për Bashkim Kombëtar Shqiptar(FBKSH) në shërbim të RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.

Të gjithë ata që me sjelljet dhe me veprimet e tyre publike ose të fshehta kanë luajtur dhe, janë duke luajtur në “letrën djegëse” të FBKSH-së, dihet se, ata të gjithë janë antikombëtarë dhe armiq të egër atavistë jo vetëm kundër FBKSH-së, por edhe kundër RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.

Lufta e egër e huliganizmit politiko-propagandistik armiqësor në shpërfytyrimin e së vërtetës së FBKSH-së(2002-2009)!

Të gjithë ata, që kanë refuzuar legalizimin zyrtar të FBKSH-së në Tiranë dhe në Prishtinë, si dhe të gjitha ato masmedia, të cilat për shkak të “mbidijes” arrogante “preponderstike-demokratike” dhe të prepotencës së tyre “moderne” i kanë hudhur në koshin e mbeturinave materialet dhe dokumentet zyrtare( platformën, memorandumet, deklaratat, komuniktat dhe informacioent e tjera) të FBKSH-së, as realisht, as ligjërisht, as kombëtarisht, as atdhetarisht, as demokratikisht nuk kanë asgjë të përbashkët me FBKSH-në, sepse qe 10 vjet rresht, si pasojë direkte dhe indirekte e doktrinës dhe e praktikës së huliganizmit të aliazhuar të tyre antikombëtare, antiligjore dhe antidemokratike, FBKSH-ja vepron në ilegalitet (e pa regjistruar formalisht në gjykatat përkatëse të Tiranës, të Prishtinës dhe të Tetovës), e diferencuar, e diskriminuar dhe e izoluar nga skena ligjore, politike dhe demokratike. Vepron dhe mbijeton si “gjahu ndër ujqër”, ndryshe nga statusi legal i partive dhe i subjekteve të tjera politike në Kosovë, në Shqipëri dhe në Iliridë.

Një luftim, një anatemë, një përdnjekje, një burgosje, një diferencim, një izolim, një diskriminim dhe një padrejtësi e këtillë antihistorike, antikombëtare, antiligjore, antihumane dhe antidemokratike FBKSH-së i është bërë, dhe, po i bëhet (njësoj sikurse në Tiranë,në Prishtinë dhe në Tetovë) edhe nga “ligjet”, nga “kushtetutat”, nga “vendimet”, nga “drejtësia”, nga “demokracia”, nga politika dhe nga propaganda antishqiptare e Shkupit, e Podgoricës, e Beogradit dhe e Athinës, vetëm për vetëm pse Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) është në vijën e palëkundshme historike, kombëtare, ligjore, juridike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar me ngulmë rikthimin e së drejtës historike dhe ligjore të kombit shqiptar mbi realizimin e së drejtës së vetëvendosjes si komb dhe si shtet i përbashkët shqiptar, ashtu sikurse janë kombet dhe shtetet e tjera në Ballkan. Asgjë më shumë, as më pak.

Ja, kjo është arsyja dhe argumenti, pse institucionet dhe organet përkatëse ligjore dhe politike në Tiranë dhe në Prishtinë deri më sot nuk kanë pasur guxim, drejtësi, as vizion kombëtar politik, as diplomatik, që në “tefteret” e tyre, ta regjistrojnë si subjekt legal dhe të rregullt edhe FBKSH-në, ashtu sikurse subjektet e tjera politike në Shqipëri, në Kosovë dhe në Tetovë.

Kompromisi politik-legalizimi i FBKSH-së!

Të të gjithë huliganët dhe tuxharët politikë dhe propagandistikë kuislingë filosllavë, të cilët në çfarëdo forme qoftë e kanë nëpërkëmbur, shfrytëzuar dhe tjetërsuar interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të kombit dhe të Shqipërisë Etnike (1990-2009), duke e goditur kësisoj rëndë, edhe interesin e përgjithshëm të luftës së pakompromis të FBKSH-së për çlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, duhet ta mbajnë parasysh faktin se, tendenca, mendjemadhësia, kretenizmi, makutëria, karrierizmi, bajraktarizmi, esadizmi, paragjykimi, injoranca, egocentrizmi, lokalizmi, provincializmi dhe gara e ethshme politiko-propagandistike për eliminimin dhe për izolimin e FBKSH-së nga skena politike, kombëtare dhe nga gjiri i popullit liridashës dhe atdhedashës shqiptar, në asnjë mënyrë dhe, në asnjë kuptim (të ngushtë, as të gjerë) nuk e përqartësojnë të VËRTETËN mbi FBKSH-në, vetëm se e mjegullojnë dhe e bëjnë terr e zi, ashtu si i konvenon teorisë së komplotit të tuxharëve politikë dhe të huliganizmit politiko-propagandistik si armë e tyre krysore për të luftuar, për ta anatemuar dhe për ta përtrollisur të VËRTETËN mbi qenien e tërësishme të FBKSH-së.

Kjo luftë (pothuajse 1o-vjeçare) e egër e tuxharëve politikë dhe e huliganizmit të tyre medail propagandistik (të blerë, të indoktrinuar dhe të instrumentalizuar për arritjen e qëllimeve të tyre karrieriste dhe korrupcioniste) për nga mjetet, metodat dhe instrumentet e saj politike, propagandistike, antiligjore, antihumane dhe antishqiptare për eliminimin dhe për zhdukjen nga skena politike, ushtarake dhe kombëtare të FBKSH-së për Ribashkimin e Shqipërisë Etnike, njësoj është e barasvlershme, e egër, dhe e pamëshirshme, sepse shërbehet me të njëjtat instrumente të agjitpropit, të përndjekjes, të arrestimeve , të burgosjeve, të shkurtimit të drejtave dhe lirive elementare të njeriut, të drejtave kombëtare, si dhe të diferencimit të FBKSH-së, për shkak të papërshtatshmërisë politike dhe partiake të veprimtarëve të saj, si dhe të anëtarëve të familjeve dhe miqve të tyre, që në çfarëdo forme janë të ndërlidhur me veprimtarinë e FBKSH-së në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Këtë teori dhe prkatikë të kopjuar dhe të zbatuar nga “ligjet”, nga “drejtësia” dhe nga “demokracia” e sistemit të diferencimit serbosllav të FBKSH-së nga ana e tuxharëve të sotëm politikë shqiptarë, e dëshmon edhe moslegalizimi zyrtar i FBKSH-së në letër nga ana e institucioenve dhe e organeve përkatëse “ligjore”, “kushtetuese” dhe “demokratike” në Tiranë, në Prishtinë dhe në Tetovë.

Moslegalizimi i FBKSH-së në “tefteret ligjore” nga ana e politikës dhe e “drejtësisë” ditore në Tiranë, në Prishtinë dhe në Tetovë, është diskriminim i pajustifikueshëm, është padrejtësia dhe turpi më i madh për të gjithë ata, që drejtazi dhe zhdrejtazi kanë refuzuar, që FBKSH-në, ta regjistrojnë si subjekt politik të ligjshëm, ashtu sikurse subjektete e tjera politike në Kosovë dhe në Shqipëri.

Pavarësisht nga ineteresat dhe nga praktika e deritashme dhjetëvjeçare e ligjit dhe politikës së papërgjegjshme zyrtare shqiptare kundër FBKSH-së, moslegalizimi i mëtejmë i tij, do të jetë një njollë e turpshme dhe e zezë në historinë e ligjit, të kushtetutës, të drejtësisë dhe të demokracisë së sotme liberale pluraliste të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Iliridës.

Nuk ka diploma për antikombëtarizëm-antibashkim shqiptar!

FBKSH-ja nuk është institucion për lëshimin e diplomave dhe të gradave akademike për kombëtarizëm atyre që, në çfarëdo forme e kanë goditur dhe cenuar interesin dhe vlerat e saj në kontekstin e vlerave dhe interesit të përgjithshëm të strategjisë së saj në favor të Ribashkimit të gjithë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Shkurt e shqip, ideologët, strategjistët dhe drejtuesit e FBKSH-së nuk merren me bilancimin e analizave statistikore dhe matematikore të biznesit të politikës ditore dhe agjenturore të huliganizmit propagandistik se, kush është më shumë, e kush më pak patriot, kombëtar, atdhetar e demokrat, por merren me objektivat dhe me detyrat e interesave prioritare të strategjisë së Ribashkimit të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike.

Askush nuk ka nevojë të nxitojë (pavarësisht nga paragjykimet dhe qëllimet e ulta primitive, egoiste dhe lokaliste), që të hyjë ndër të parët në “provimin e fundit kualifikues” se kush është më kombëtar, më atdhetar dhe më demokrat se tjetri, sepse secili do të hyjë në historinë e Ribashkimit të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sipas meritave të veta, të dëshmuara me vepër konkrete para gjithë kombit dhe para gjithë Shqipërisë Etnike, jo me përralla e shpifje të ndryshme (duke rrotulluar letra pokeri dhe duke luajtur bixhoze në dehjen e rakisë politike, se kë duhet eliminuar politikisht dhe kombëtarisht, kë duhet eliminuar, diferencuar dhe izoluar nga skena politike dhe nga pushteti) me vota të fshehta, të blera dhe të vjedhura nga populli për të jetuar në kurriz të tij, sikurse këtu e 100 vjet më parë nën robërinë shekullore serbosllave.

Këtë lloj “parimi” anitnjerëzor, antiligjor, antidemokratik dhe antikombëtar shqiptar kundër interesit të përgjithshëm të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, nuk e njeh Platforma, as veprimtaria kombëtare dhe politike e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

Prandaj, përfoljet, kurthat, intrigat, spekulimet, manovrimet, shantazhet dhe teoria e kompllotizmit e polpotistëve anti-FBKSH dhe anti-AKSH-ANTIRIBASHKIM etj., në stilin e huliganizmit akrobatik “gjuaje gurin e fshihe dorën”, janë të tepërta dhe të dëmshme për shëndetin e veprimtarisë kombëtare dhe atdhetare të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), që pa asnjë kursim dhe, pa asnjë kompromis, janë vënë në funksion të RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.

Vetëm ata, që me ndërgjegje të lartë njerëzore, kombëtare, etike, profesionale, intelektuale dhe fizike, të cilët pothuajse qe 10 vjet janë mishëruar dhe familiarizuar me Platformën ideore dhe me veprimtarinë konkrete të FBKSH-së në shërbim të RIBASHKIMIT TË KOMBIT DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE, ATA JANË MË MERITORËT E KAUZËS SË SHENJTË TË RIBASHKIMIT.

Zëdhënësit e patrembur të FBKSH-së-Ribashkimit të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike

Ndër masmediat më meritore, që në “vijën e parë të zjarrit” janë dëshmuar me punën e tyre konkrete dhe të jashtëzakonshme për MBËSHTETJEN DHE AFIRMIMIN e FBKSH-së drejt Ribashkimit Kombëtar Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike janë këta lajmtarë të lirisë: Ribashkimi i Shqipërisë(Tiranë), Shqipëria e Bashkuar (Toronto), Liria Kombëtare (Nju-Xhersi), RTVZIK (Kopenhagë), Iliria (Londër), Radio Kosova e Lirë (Prishtinë), Kosova Press(Prishtinë), Zëri i Kosovës (Prishtinë), Dervina-Albania Press (Londër-Vankuver), Ereniku Net (Nju-Jork), Tan Market (Vankuver), Shqipëria Sot (Albania Today), Mekuli Press(Osllo), Nënë Shqipëri, Epoka e Re (Prishtinë) etj.

Të mos keqkuptohemi dhe të mos keqinterpretohemi se, as Profesori e as strategjistët e FBKSH-së, nuk pretndojnë të jenë avokatë të masëmediave të theksuara, por moralisht dhe kombëtarisht jemi të obliguar, që botërisht, të vëmë në dukje angazhimin dhe kontributin e tyre frytëdhënës dhe të vlefshëm etik, profesional, kombëtar, politik, demokratik dhe atdhetar.

Masëmediat e tjera shqiptare, pavarësisht se çfarë shkalle të kombëtares, çfarë emërtimesh mbajnë ato, dhe, çfarë përmbajtje të ngjeshur kombëtare, politike e demokratike kanë zhvilluar ato, është vetëm çështje e tyre, jo e jona. Ne nuk jemi dhe, nuk pretendojmë të jemi “avokatë” dhe vlerësues të tyre. Ka kush t’i vlerësojë ato për oreintimin, efektivitetin dhe, për konceptin e tyre politik, kombëtar dhe demokratik. Ato, nuk janë të ndërlidhura me zhvillimin e aktivitetit tonë në rrafshin e RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË KUADRIN E FBKSH-së, sepse , deri tani (2000-2009) nuk kanë publikuar asnjë dokument dhe asnjë informacion zyrtar të FBKSH-së. Prandaj, pavarësisht se në çfarë stadi të kombëtares janë ato masëmedia, ato me plot të drejtë nuk figurojnë në listën prioritare të masëmediave të theksuara të FBKSH-së.

Për margjinalizimin, injorimin dhe bojkotimin e FBKSH-së nga skena legale politike dhe nga faqet e masëmediave të tjera, pyetjen dhe përgjigjjen kërkojeni si nga “ligjëvënësit” e rendit, të drejtësisë, të barazisë, të demokracisë së perosanlizuar dhe të tjetërsuar nga populli, ashtu edhe nga padronët e hyzmeqarët e tyre prepotentë “modernë”, që “ecin me kohën” në shërbim të interesave dhe të mbrojtjes së politikës ditore, por thellësisht dhe gjerësisht në kundërshtimin me logjikën e arsyes së shëndoshë dhe të drejtës së natyrshme historike të shqiptarëve mbi çlirimin, shkolonizimin dhe ribashkimin e territoreve të Shqipërisë Etnike, në përputhje me të drejtën historike dhe me parimet, me rregullat dhe me normat e së drejtës juridike ndërkombëtare, si dhe me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë, ku thuhet:
“ ...Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen më të thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë vlerat më të larta të njerëzimit...
1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.” (Shih: Kushtata e Republikës së Shqipërisë (Preambula, dhe Neni 8, paragrafi 1, pika 1.), Tiranë, 2002, f. 5 dhe 7.

S’ka dyshim se, ai që e do lirinë dhe pavarësinë e Kombit të vet, ai e do edhe lirinë e pavarësinë e kombeve të tjera, me përjashtim të serbëve, të grekëve, të sllavomaqedonëve dhe të malazezëve, të cilët qe më se një shekull (1878-2009) teorikisht dhe praktikisht kanë dëshmuar se duan lirinë dhe pavarësinë e vet, por jo edhe të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Këtë përjashtim e kapitalizoi dhe e dëshmoi edhe hollokausti i fundit i Serbisë gjenocidale dhe kolonialiste në Kosovën shqiptare (1989-1999).

Këtë shkrim në favor të së VËRTETËS së FBKSH-së, po e përmbyll me këtë uratë përshëndetëse:
- Të gjithë atyre që janë në “vijën e frontit” për Ribashkimin Kombëtar Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, NDERIME dhe LAVDI!
ZOTI, KOMBI DHE DREJTËSIA QOFSHIN NË MBROJTJEN E JUAJ TË PËRHERSHME!
 
 

ORA
 
Lajmet e fundit
 
Vizitorët online këtu
 
 
Aujourd'hui sont déjà 1 visitors (1 hits) Ici!
Në ballinë do ti gjeni informatat më të fundit. Për më tepër shfletoni menynë! Ce site web a été créé gratuitement avec Ma-page.fr. Tu veux aussi ton propre site web ?
S'inscrire gratuitement